Kryetari Nura: Fjalët kanë vlerë, por premtimet e mbajtura ndërtojnë besimin!

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në facebook se mbrëmë kanë realizuar edhe një premtim ndaj qytetarëve duke ndriçuar rrugët “Fadil Rrustemi” dhe “17 Shkurti”.

“S’ka terr, ka dritë dhe realizim të premtimit!

Mbrëmë janë ndezur dritat në rrugët “Fadil Rrustemi” dhe “17 Shkurti” me degëzimet e saj, duke ndriçuar nga të dy anët jo vetëm rrugët, por edhe hapësirat publike ku ndodhen objektet e shumta të banimit. Fjalët kanë vlerë, por premtimet e mbajtura ndërtojnë besimin”, thuhet në postimin e kryetarit Nura i cili ditë më parë përmbushi edhe premtimin për Unazën e jashtme të qytetit, që jo vetëm do të shkurton distancën, por edhe shkarkon trafikun.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka …