Daut Haradinaj: Qëndrimi i mëtejmë i kësaj qeverie në institucione është grusht shtet

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke e cilësuar si fjalën përfundimtare ndaj një qeverie që, sipas tij, ka uzurpuar institucionet e vendit. “Katër vjet e kanë shkatërruar këtë vend, ndërsa në katër muajt e fundit deshën edhe ta pushtojnë me diktat. Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet”, ka deklaruar Haradinaj. Ai shtoi se Kosova do t’i vuajë pasojat e kësaj situate politike, por theksoi se vendi ka kapacitetin të rimëkëmbet. “Kosova di të rimëkëmbet dhe do të rimëkëmbet”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …