Kryetari Nura, ka mirëpritur në zyre boksierin profesionist Musa Avdimetaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur në zyre boksierin profesionist Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft, që shoqërohej nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe bashkëpunëtorë tjerë. Në këtë takim miqësor është diskutuar për karrierën e boksierit shqiptar, dy herë kampion bote në kategorinë junior, i cili në 24 ndeshje të zhvilluara në nivelin profesional, ka 22 fitore, 1 barazim dhe 1 vetëm një humbje. Kryetari Nura i ka ndarë më ketë rast Stemën e Komunës, derisa i ka dëshiruar shumë sukses në ndeshjen e së shtunës, ku boksieri Avdimetaj do të përballet me Carlo Rodriguez, në Prishtinë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Zyra Ovale

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …