Kryetari Nura ka pritur në takim Besnik Ramadanin, drejtor i Shoqatës Humanitare “Fehmi Agani”

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë pritur në takim Besnik Ramadanin, drejtor i Shoqatës Humanitare “Fehmi Agani”, me seli në Norvegji, e cila pritet të sjellë një donacion për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin tonë. Kryetari Nura ka falënderuar bashkatdhetarët tanë dhe udhëheqësit e shoqatës, për gatishmërinë për të ofruar ndihmë, duke e vlerësuar lart mbështetjen nga Shoqata “Fehmi Agani” për kategori të cenueshme të shoqërisë sonë.

Ata kanë premtuar që edhe në të ardhmen do të ketë veprime të tilla qëllimmira.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …