Kryetari Nura ka pritur në takim gjeneralin Xhevahir Gecin

Kryetari i komunës së Skënderajt z. Fadil Nura ka pritur të hënën në takim gjeneralin Xhevahir Geci. Në postimin e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar:

“Kënaqësi të mirëpres Xhevahir Gecin, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndër eprorët e zotë të kësaj ushtrie të lavdishme, pjesë drejtuese e TMK-së, i cili angazhimin ushtarak dhe me titullin e gjeneralit e ka përfunduar me pensionim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

I dëshmuar me një përvojë të bujshme dhe i gatshëm për përgjegjësi të reja si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …