Kryetari Nura ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci i cili shoqërohej edhe nga nënkryetari Besart Peci me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes dy komunave respektive, në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave që kanë njësitë administrative komunale. Kryetari Nura është shprehur i gatshëm të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme, në funksion të fuqizimit të organeve komunale të Zveçanit, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …