Kryetari Nura në ditën e veteranëve ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, përfaqësuesit e shoqatave të luftës së UÇK-së nga niveli qendror dhe lokal, dhe një numër i madh i veteranëve të UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar dëshmorët e kombit në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari. Ky aktivitet përkujtimor është shënuar në kuadër të Ditës së Veteranëve të Kosovës dhe në përvjetorin e sulmit të parë mbi Familjen Jashari. Nderime të larta për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

May be an image of 3 people, the Tomb of the Unknown Soldier, the Brandenburg Gate and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …