NË LLADROCIN E LIRISË PËRUROHEN LAPIDARËT E TRE DËSHMORËVE TË KOMBIT

Pikërisht në Ditën e veteranëve të UÇK-së, 30 Dhjetorin, ditën e madhe historike e të kujtesës sonë kombëtare, në Lladrocin e luftës çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Brigada 121 ‘Ismet Jashari- Kumanova’, me një pjesëmarrje të madhe të popullit të kësaj ane, si dhe të institucioneve komunale të Malishevës, u bë përurimi i lapidarëve për tre dëshmorët e kombit: Bafti Buqaj, Avni Buqaj dhe Feriz Bibaj. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke ju drejtuar të pranishmëve mes tjerash tha.’Në Lladrocin e luftës çlirimtare të UÇK-së,  në Lladrocin e lirisë kombëtare, sot shpaloset lapidari i tre dëshmorëve të kombit, dhe  me ne e ju flet kujtesa dhe historia më e re e popullit tonë, flasin dëshmorët e atdheut e të Kosovës sonë të pavarur e sovrane, ku ju familjarë të dëshmorëve jeni emblematike e së djeshmes, së sotmes dhe e së nesërmes së Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë, prandaj ne si qeveri lokale, kemi obligim të përkujdesemi dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare  të UÇK-, në çdo kohë dhe për çdo brez t’u rikujtojmë këto vlera sublime, vlera që na lartësojnë kombin dhe historinë tonë’. Në vazhdim, foli personaliteti kryesor dje i luftës çlirimtare të UÇK-së, sot lideri politik i këtyre vlerave të mëdha kombëtare, Fatmir Limaj dhe tha’ Dhimbjet e vogla të familjarëve të dëshmorëve të sotshëm e të djeshëm ndër breza shqiptarësh, përballë dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, tregojnë qëllimin e madh çlirimin me luftë të Kosovës’, dhe vazhdoi ‘ Sot Serbia pushtues e dinë fare mirë se çka ka humbur në Kosovë, por shqiptarët dhe elitat udhëheqëse politike të së tashmes, nuk e dinë se çfarë kanë fituar’. Edhe Kryetari i SHDL e UÇK-së – Dega në Malishevë, Metush Kryeziu, në këtë ngjarje mes tjerash tha.’Lladroci ka dëshmuar nëpër të gjitha periudhat kohore si me luftëtarë e intelektual se kur atdheu thërret për  kushtrim  në luftën  çlirimtare dhe  për liri kombëtare, janë të gatshëm t’i ngjeshin armët dhe penat e përbashkuar deri në fitoren e madhe, kështu ishte edhe në luftën e UÇK të Kosovës- Lladroci i dëshmorëve të atdheut’. E tërë kjo ngjarje u organizua, nga Veteranët e Lladrocit Çlirimtar, ku edhe folën për këto vlera kombëtar nëpër breza, Ramë Bibaj e Jeton S. Zogaj. Më pas u bë shpalimi i Lapidarëve për tre dëshmorët e kombit, si dhe u vendosën lule e po ashtu u bënë nderime edhe të pllaka e Dëshmorit të Kombit- Komandanti të UÇK-së, Ibrahim Mazreku.  Në fund u dha edhe një program artistik me recital nga nxënësit e Lladrocit për dëshmorët e kombit si dhe u kënduan këngë nga Haxhi e Blendi Buçaj.

Mund të jetë një imazh i 16 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …