Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti paralajmëron padi për shpifje ndaj PDK-së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti paralajmëron padi për shpifje kundër PDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do ta padisë për shpifje Partinë Demokratike të Kosovës. Ky reagim i Ahmetit erdhi pas konferencës së degës së Partisë Demokratike në Prishtinë, të cilët thanë se Vetëvendosje në Prishtinë ka punësuar 486 persona me kontrata të veçanta. “Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dalë e para në 10 komuna. PDK-ja, Veseli dhe Thaçi duhet për ta kuptuar që me rrena e shpifje nuk munden për ta ndërruar rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë. Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK-në edhe për zyrtarin e partisë. Numrat?”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …