Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të ardhmen teknologjike dhe inovative të Kosovës – Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Hellocare.
Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) është shtëpia e të rinjve dhe bizneseve inovative që po ndërtojnë të ardhmen e Kosovës. Kjo qendër sipas kryetarit Rama është një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike, që çojnë Kosovën në nivelin tjetër të inovacionit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
