Kryetari Ramosaj ka marrë dy vendime të rëndësishme sociale për qytetarët

Sot, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka marrë dy vendime të rëndësishme sociale për qytetarët e kësaj komune:

Subvencion prej 500 € për të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare.

Subvencion prej 300 € për çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për sakrificën e tyre në familje dhe shoqëri.

Këto vendime tregojnë përkushtimin e z. Ramosaj për politika sociale që vijnë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka uruar besimtarët Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Deçanit, …