Kryetari Ramosaj ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, si përfitues në kuadër të programit komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër komunal. Projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në vlerë prej 263,372.73 eurove, për ndërtimin e katër urave në rrugën që të shpie në Roshkodol dhe parkut në Isniq. Kryetari Ramosaj u shpreh mirënjohës dhe falënderues ndaj Ministrit Krasniqi, për mbështetjen e dhënë Komunës së Deçanit!

May be an image of 2 people, bureau, newsroom, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë …