Nuno Queirós merr detyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm të UNDP në Kosovë

  1. Nuno Queirós është emëruar Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë dhe ka filluar punën në fillim tëkorrikut 2023. Ai zëvendëson Znj. Maria Suokko e cila ka mbajtur këtë pozitë gjatë katër viteve të fundit.
  2. Queirós është një profesionist i Zhvillimit të Qëndrueshëm që në rolin e tij të ri sjell më shumë se 20 vjet përvojë drejtuese dhe menaxheriale nga disa vende të botës ku UNDP vepron. Ai shërbeu si ushtrues detyre i Përfaqësuesit të Përhershëm në Azerbajxhan (Janar – Qershor 2023) dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Shqipëri (2019-2023), Ekuador (2014-2019), ku shërbeu edhe si ushtrues detyre i Përfaqësuesit të Përhershëm i UNDP-së, dhe në Guinea-në Ekuatoriale (2011-2014).

Fillimisht, ai iu bashkua UNDP-së si Zyrtar i Ri i Programit në Nikaragua (2003-2005), dhe vayhdoi si Ekonomist Menaxhimi në Qendrën për Zgjidhje Biznesi në Byronë e Menaxhimit (2005-2006) dhe si Specialist i Politikave, Zyrtar Ekzekutiv dhe Asistent Special i Zyrtarit Kryesor Financiar të UNDP-së në Zyrën e Financave, Administratës dhe Menaxhimit të Burimeve (2006-2011).

Përvoja e z. Queirós përpara se t’i bashkohej UNDP-së ishte me Komisionin Evropian (2001-2002) dhe në sektorin privat (2003).

Ai ka diplomuar në Ekonomi dhe Shkenca Politike dhe ka magjistraturë në Zhvillim Politik nga Universiteti i Mançesterit, një tjetër në Studime Evropiane për Politikë dhe Administratë nga Kolegji i Evropës dhe një magjistraturë të tretë në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Université Libre de Bruxelles.

Përveç gjuhës amtare portugeze, ai flet edhe anglisht, spanjolisht, si dhe frengjisht. Atij i pëlqen futbolli dhe shumë sporte të tjera dhe mezi pret të eksplorojë bukuritë e Kosovës me familjen e tij.

 

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

 

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;      email: [email protected]

 

Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Komuna Skenderaj më shoqatat e UÇK-së organizojnë homazhe 43-vjetorit të rënies së heronjëve Nebih e Tahir Meha

Më rastin 43-vjetorit të rënjës së heronjëve Nebih e Tahir Meha’ Komuna Skenderaj më shoqatat …