leoni

Edi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vijë për vizitë në Prishtinë, por kryeministri, Kurti, pretendon ta kushtëzojë takimin me të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në disa vende të Ballkanit  do të vijë në Prishtinë , por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu rezervë se do ta takojë, duke pranuar se raporti ndërmjet dy vendeve po pëson për shkak të tekeve naive të tij. Ai deklaroi se është në kontakt me Edi Ramën, por se s’mund ta takojë atë jashtë kuadrit të mbledhjes së dy qeverive, e cila, pasi  sipas tij ishte  anuluar pa arsye,  në qershor. Është thënë që kjo vizitë ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit, Edi  Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar vizita në të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat e kryetarët dhe  për t’i informuar lidhur me  përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë, në muajin tetor të këtij viti. Albin Kurti mundohet ta bind, Edi Ramën,  se nuk ka pasur të drejtë ta anulojë takimin e dy qeverive dhe për këtë pretendon t’i hakmerret, në mënyrën më të papërgjegjshme dhe më naive.

I izoluar nga autoritetet amerikane, ato të BE-së dhe të gjitha shteteve mike, Kurti kërkon që mllefin për paaftësinë e tij qeverisëse ta drejtojë kundër Edi Ramës, i cili aktualisht është lider i të gjithë shqiptarëve, dhe i pranuar me shumë respekt nga politikanët e shteteve më me ndikim, në politikat ndërkombëtare. Inati aziat i Kurtit ka të bëjë edhe me faktin se kryeministri, Edi Rama, mbështet  fuqishëm luftën e UÇK-së, përkrah pa rezervë kreun e luftës që padrejtësisht po mbahet në arrest, në burgun e Hagës  dhe po bëhen përpjekje që ata të gjykohen, bashkë me luftën çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së.

Edi Rama ka pranuar me sinqeritet para tërë opinionit, se Hashim Thaçin e ka vëlla, e konsideron  të tillë, ndërsa Albin Kurtin e ka mik, pasi është vetë Kurti që nuk dëshiron ta ketë vëlla, Edi Ramën, para të cilit gjithnjë ndihet ngushtë me retorikën e tij shterpe, e nganjëherë i kupton me vështirësi edhe batutat e Ramës, që cilat ai i ka me bollëk dhe i përdor me vend, në mënyrë shumë inteligjente  madje edhe me autoritetet më të larta ndërkombëtare.

Kjo urrejtje  e përzier me zili, inat, xhelozi,  tregon nivelin e mendësisë së tij totalitare, që nuk duron dot njerëz të mençur afër vetes, por vetëm të bindur, vetëm plastofilë, vetëm të tillë që ia rrahin shpinën dhe e madhërojnë deri në kult. Ky raport me të varurit e tij ka krijuar tipin e autokratit, që ndihet mbi të gjithë dhe që i jep vetës të drejtë të kundërshtojë tërë botën, tërë atë botë që nuk i nënshtrohet egos së tij, besimit të tij të verbër se ai si krijesë është mbi të gjithë.

Kjo mënyrë e të menduarit  dhe e logjikimit “albinçe” dihet se ku  shpie,  por mjerisht sherrin do t ia shohim të gjithë dhe tani, për herë të parë në historinë e saj të re qeverisëse,  Kosovës po vihet në sanksione ekonomike, tregtare e politike, nga mekanizmat më të rëndësishëm dhe më me ndikim në Evropë e më gjerë. Kurti po mundohet t i relativizojë sanksionet si veprime të natyrshme, por me këtë  mendësi mund t’ i mashtrojë vetëm ata që i ka mashtruar dhe do t i mashtrojë sa të jenë gjallë.  Mjerisht ende ka të tillë. Ka të tillë që pajtohen me Kurtin edhe kur e quan naiv diplomatin më të lartë amerikan, Blinken, edhe kur ndërmerr veprime krejt të pamatura dhe krejt të papërgjegjshme. Por vjen një ditë që krejt kjo kthehet, bumerang, madje me kamatë…

 

Ahmet Qeriqi

  1. 7. 2023

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …