Liza Xhonson: Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO

Autoritete të Misionit të NATO-s në vendin tonë kanë thënë se nuk ka dëshmi për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë

Autoritete të Misionit të NATO-s, në Kosovë kanë  thënë se nuk ka dëshmi për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë si dhe shfrytëzim të hapësirave të kishave ortodokse për mbajtjen e armëve nga serbët. Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se pretendimet lidhen me kohën kur Batalioni Mbretëror Britanik u angazhua në veri të Kosovës në mbështetje të KFOR-it, në vitin 2022. Në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar është ngritur alarmi të martën se kishat ortodokse serbe po shërbejnë si vende për ruajtjen e armëve të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë. Gjatë një debati për kujtimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, deputetja Alisia Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme, tha se Qeveria britanike është informuar nga KFOR-i se këto armë mbërrijnë në Kosovë me ambulanca nga Serbia. Prania ilegale e armëve u raportua në zyrat e KFOR-it, por, pas hetimeve shtesë në mënyrë që të konfirmohet një gjë e tillë, nuk u gjet asnjë dëshmi nga ajo që u raportua. Nuk ka asnjë dëshmi as për kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca. Për informatë të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e organizatave të sigurisë së Kosovës, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …