Diaspora nis votimin më 7 qershor, mbi 27 mijë qytetarë të regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës

Qytetarët e Kosovës të regjistruar për votim jashtë vendit do t’i drejtohen me 7 qershor, kutive të votimit në 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, përfshirë 17 ambasada dhe 13 konsullata. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 sipas kohës lokale në Turqi, ku Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata në Stamboll do të jenë të parat që do të hapin dyert për 182 votues të regjistruar. Pjesa më e madhe e votuesve të diasporës ndodhet në vendet evropiane. Në 15 shtete të kontinentit janë regjistruar mbi 26 mijë qytetarë, me numrin më të madh në Gjermani, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Francë dhe Austri.Votimi do të zhvillohet gjithashtu në vendet nordike, Itali, Holandë, Kroaci, Hungari dhe Republikën Çeke, ndërsa procesi do të përmbyllet në Amerikën e Veriut. Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, 1 312 qytetarë të regjistruar do të mund të votojnë në qendrat e hapura në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto, duke përmbyllur kështu procesin e votimit të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiperia dhe Kosova

Ballkani ende i ndarë: Kosova dhe Shqipëria kryesojnë lidhjet rajonale, Bosnja e Serbia mbeten më të izoluara

Pavarësisht nismave për integrim dhe bashkëpunim rajonal, qytetarët e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të përballen me …