Ignazio Cassis: Zvicra respekton vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton ato

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se shteti zviceran respekton dhe pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare, duke theksuar se ato nuk duhet të shndërrohen në çështje të debatit politik. Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cassis ka thënë se qëndrimi i Zvicrës është që vendimet e institucioneve gjyqësore të legjitimuara të respektohen, pa ndërhyrë në vlerësimin e tyre. “Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe pranon vendimet e gjykatave të ndryshme që janë të legjitimuara për të marrë këto vendime. Ato nuk i komenton, sepse janë vendime gjyqësore dhe jo çështje për diskutim politik”, ka deklaruar Cassis. Me këtë qëndrim, diplomati zviceran ka ritheksuar parimin e respektimit të pavarësisë së institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të moskomentimit politik të vendimeve të tyre. Deklarata e tij vjen në kontekstin e reagimeve të shumta pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi kritikon Qeverinë Kurti: Performanca e ministrave është zero

Ish-deputeti Haki Abazi ka vlerësuar si të dobët performancën e ministrive në Kosovë, duke akuzuar …