Haki Abazi kritikon Qeverinë Kurti: Performanca e ministrave është zero

Ish-deputeti Haki Abazi ka vlerësuar si të dobët performancën e ministrive në Kosovë, duke akuzuar qeveritë e kaluara dhe atë aktuale për mungesë rezultatesh në realizimin e objektivave dhe projekteve të planifikuara. Abazi ka vënë në pah hendekun ndërmjet deklarimeve politike, planeve të ministrive dhe punës konkrete në terren, duke e përmbledhur kritikën e tij me shprehjen: “Fjalë Demush, punët kërkush”. Ai ka kundërshtuar edhe arsyetimet e mundshme të Qeverisë aktuale për mungesën e rezultateve, duke iu referuar periudhës së bllokadës institucionale. Sipas tij, performanca e ministrive mund të matet përmes objektivave të përcaktuara dhe shkallës së realizimit të tyre. “Performanca e ministrave është zero, edhe të atyne të kalumve, edhe këtyne tash. Tash këta sigurisht kanë me u arsyetu me faktin që ka pasë bllokadë institucionale, po është një matricë e matjes së performancave të ministrive, ku tregohet, për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë as 2 për qind nuk ka arritë me i përmbushë objektivat”, deklaroi Abazi. Kritika e tij vë në pikëpyetje përgjegjësinë e drejtuesve të dikastereve qeveritare për rezultatet e punës së tyre, ndërsa ai nuk e kufizoi vlerësimin negativ vetëm te kabineti aktual, por e shtriu edhe te qeveritë paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Rekomandimet e Komisionit Evropian

Për vitin e ardhshëm, Komisioni Evropian kërkon nga Kosova miratimin e legjislacionit që buron nga …