IKD: Raporti i BE-së nxjerr në pah stagnimin e Kosovës në sundimin e ligjit, drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 paraqet një gjendje shqetësuese në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave, duke evidentuar përsëritjen e problemeve strukturore dhe mungesën e rezultateve konkrete nga institucionet përgjegjëse. Sipas IKD-së, një nga konstatimet më serioze të raportit është mungesa e progresit në funksionimin e gjyqësorit, që paraqet përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake, kur Komisioni Evropian kishte vlerësuar se Kosova kishte shënuar progres të kufizuar në këtë fushë. Instituti thekson se problemet në sistemin e drejtësisë lidhen me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe ndikimet e papërshtatshme politike e ekonomike. Sipas tij, vonesat në miratimin dhe zbatimin e reformave kanë bërë që mangësitë e evidentuara në raportet e mëparshme të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2026. Kritikat e IKD-së përfshijnë edhe luftën kundër korrupsionit, ku Komisioni Evropian evidenton progres të kufizuar dhe mungesë të rezultateve të qëndrueshme, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Shqetësues vlerësohet edhe fakti se Kosova ende nuk ka një kornizë strategjike gjithëpërfshirëse për luftimin e korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Rekomandimet e Komisionit Evropian

Për vitin e ardhshëm, Komisioni Evropian kërkon nga Kosova miratimin e legjislacionit që buron nga …