Ferit Hoxha: Reformat nuk i bëjmë thjesht për t’u bërë evropianë, por sepse jemi evropianë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk duhet të shihet vetëm si objektiv politik, por si proces i transformimit të institucioneve dhe përmbushjes së standardeve demokratike që meritojnë qytetarët shqiptarë. Duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, të organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, Hoxha theksoi se zhvillimet gjeopolitike e kanë shndërruar zgjerimin e Bashkimit Evropian në një domosdoshmëri strategjike dhe të sigurisë për kontinentin. Megjithatë, ai paralajmëroi se përshpejtimi i procesit të zgjerimit nuk duhet të bëhet në dëm të standardeve dhe kritereve të anëtarësimit. “Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë evropianë, por sepse jemi evropianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve evropiane”, deklaroi Hoxha. Kryediplomati shqiptar theksoi se Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit, duke nënvizuar se ky proces duhet të fitohet përmes meritës, reformave të qëndrueshme dhe rezultateve konkrete në çdo kapitull të negociatave. Sipas tij, anëtarësimi nuk është akt solidariteti që u dhurohet vendeve kandidate, por rezultat i përmbushjes së standardeve dhe ndërtimit të institucioneve funksionale, demokratike dhe llogaridhënëse. “Kur vendet kandidate japin rezultate, Europa duhet të përgjigjet. Kur reformat sjellin rezultate, ato duhet të përkthehen në progres konkret”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Rekomandimet e Komisionit Evropian

Për vitin e ardhshëm, Komisioni Evropian kërkon nga Kosova miratimin e legjislacionit që buron nga …