Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke pretenduar se ata po gjykohen për pozitat politike që kanë mbajtur dhe jo për veprime individuale. Ai ka përmendur edhe prokurorin Jack Smith, duke kundërshtuar deklarimet e tij lidhur me përgjegjësinë e strukturave të UÇK-së. Krasniqi ka vlerësuar se ish-krerët po mbahen peng të një procesi të padrejtë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
