Ministri i Jashtëm i Zvicrës dhe kryesuesi i OSBE-së, Ignazio Cassis, është takuar në Prishtinë me presidenten Justina Shiroka-Pula, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat rajonale. Presidentja ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare. Ajo ka falënderuar Zvicrën edhe për angazhimin e kontingjentit të saj në KFOR që nga viti 1999, ndërsa Cassis ka konfirmuar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
