FSK zhvillon ushtrimin “Ujku i Pamposhtur 01”, testohen kapacitetet operacionale dhe gatishmëria e njësive

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka realizuar ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01” në zonën e Aeroportit të Gjakovës dhe në Babaj të Bokës, me pjesëmarrjen e njësive të ndryshme të Komandës së Forcave Tokësore. Në këtë aktivitet u angazhuan togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, si dhe njësi të Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, me synim testimin dhe vlerësimin e aftësive operacionale në terren. Sipas FSK-së, ushtrimi kishte për qëllim forcimin e gatishmërisë luftarake, përmirësimin e koordinimit ndërmjet njësive dhe validimin e procedurave operative në kushte reale të veprimit. Ky aktivitet vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e forcës për përmbushjen e misioneve dhe detyrave në përputhje me standardet bashkëkohore ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …