Kryetari Ramosaj ka pritur në takim ministrin z. Faton Peci

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në takim ministrin z. Faton Peci. “Pritëm sot në vizitë, ministrin z. Faton Peci dhe kabinetin e tij, ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e bujqësisë e blegtorisë, si dhe vizituam disa nga pikat kyçe të cilat Deçanit i ofrojnë potencial të madh për zhvillim rural e turizëm malor. Falënderoj Ministrin Peci për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!” ka shkruar kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …