Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: Për ku dhe për çka po ngutet aq shumë, Albin Kurti?

Veprimet që ka ndërmarrë Qeveria-Kurti, për ndalimin e dinarit të Serbisë në Kosovë dhe bastisjen e mbylljen e objekteve ku serbët e Kosovës, tani formalisht dhe pa asnjë ndikim, kanë punuar që nga paslufta dhe  ende  punojnë në të ashtuquajturat, institucione paralele,  janë kundërshtuar dhe po kundërshtohen, madje ashpër e fuqishëm në radhë të parë nga Amerika nga BE-ja në tërësi, nga Franca e Gjermania dhe nga shtete të tjera.

Kurtit nuk po ia ndien hiq, madje as syri vër nuk po i bën.  Është kapur fort për Kushtetutën, të cilën e do dhe e respekton, vetëm kur i teket, e përdor si armë  dhe në këtë rast  t’ua matë krahun ndërkombëtarëve me përgjegjësinë e adoleshentit dhe naivit politik.

Sesa e ka përfillur dhe e përfill Kurti dhe Qeveria e tij Kushtetutën dhe Gjykatës e saj, dihet fare mirë. Për këto tri vjet kjo Qeveri e ka shkelur Kushtetutën aq sa të gjitha qeveritë paraprake për 20 vjet.

Kurti po bën përpjekje t’i realizojë premtimet, sepse zgjedhjet po trokasin dhe “të arriturat” duhet të propagandohen për ta shpallur të suksesshme Republikën e tretë të popullit të Vetëvendosjes. Ai, për të gjitha veprimet ka arsyetimet e tij, pavarësisht sa janë të qëndrueshme, realiste dhe në dobi të vendit. Me rëndësi është mendësia e tij politike, të ecë para, duke u lavdëruar, duke treguar rezultate, mbajtje të premtimeve dhe duke mos përmendur as edhe një gabim, dështi,. as një lëshim, as një veprim të egër e naiv, asnjë dëm që i ka sjellë dhe po e sjellë Kosovës, asnjë të metë dhe asgjë nga superegoja e tij e sëmurë e dalldisur me një entuziazëm paranoje deri edhe skizofrenike.

Albini po luan të kartën e bixhozit politik: “Krejt ose hiq“, sepse realisht nuk i ka mbetur tjetër rrugë, meqë të gjitha të tjerat ia ka mbyllur vetes.

Ai nuk mund të krenohet se nuk e ka pranuar asociacionin, por pretendon se e ka shtrirë sovranitetin e qeverisjes në Veri, atje ku sigurinë dhe pushtetin e ka KFOR-i me rezolutën 1244 të KS-OKB-së.

Ai nuk mund ta gënjejë as kë se nuk ka pranuar marrëveshje me Serbinë, e cila  nuk e ka në qendër njohjen, por do të krenohet se Serbisë ia ka ndaluar përdorimin e valutës, në  Kosovë.

Do të krenohet për rritjen e shkallës ekonomike,  luftimin e korrupsionit, pavarësisht se sondazhet ndërkombëtare zbulojnë të kundërtën. Do të krenohet me arsimin, pavarësisht rezultateve të PIS-as, do të krenohet se po punon për bashkim kombëtar, duke krijuar ndasi e përçarje të thellë kombëtare. Do të krenohet se është kryeministri që di serbisht më mirë se serbët dhe që u ka folur dhe u flet në gjuhën e tyre më shumë se të gjithë kryeministrat paraprakë të Kosovës. Do të krenohet se ka krijuar një idhull serb të bashkim vëllazërimit, sikur ishte sipas tij Oliver Ivanoviqi, i shpallur fajtor dhe i dënuar 9 vjet burg për krime lufte dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në veriun e Kosovës në vitin 2000.

Kurti do të krenohet veçmas për faktin se asnjëherë nuk ua ka përmendur emrat as mbiemrat krerëve të luftës që po gjykohen nga Gjykata Speciale, e cila po pretendon ta mohojë historinë e luftës sonë fitimtare, duke e shpallur UÇK-në, Ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Janë të shumta e të panumërta kacavarjet dhe matrapazllëqet politike të Albin Kurtit,  të cilin e përkrahin  symbyllur ithtarët, besimtarët e tij, vartësit, zyrtarët, deputetët e tij dhe të gjithë ata që e pretendojnë si një lloj “sheh-babaje”, një idhull të veçantë, një super-superioris  si ata të filmave të vizatuar.

Albin Kurti ka gjetur shesh dhe po bën përshesh, pasi Kosova nuk ka opozitë e cila vepron në akord me situatën. Ka opozitë, e cila e pret pushtetin nga qielli, e cila nuk e do pushtetin me protesta e demonstrata, sepse nuk dëshiron  ta kopjojë Vetëvendosjen, ka një opozitë të shkapërderdhur dhe delirante, e cila beson në vetvete dhe mjaftohet me kritika drejtuar Qeverisë.

Veteranët e UÇK-së nuk veprojnë dot pasi kanë mbi kokë hetuesit e Gjykatës Speciale. Ata janë pajtuar me fatin e tyre, :” Më mirë pak se hiq”,  pasi nuk dinë kah t ia mbajnë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …