Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Një person ka vendosë të luajë me shtetin dhe një person ka vendos të krijojë kaos intitucional

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetit të Vetëvendosjes, Avni Deharit. Ai deklaroi nga foltorja e Kuvendit se një person ka vendosë të luajë me shtetin dhe një person ka vendos të krijojë kaos intitucional dhe më pastaj ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje. “Janë tri dimenzione të shkeljeve që po ndodhin. E para afatet kushtetuese janë shkelur në mënyrë të vrazhdë. Interpretimet e LVV-së lidhur me afatet kohore janë shkelur dhe së treti ka shkelje të rëndë të obligimit kombëtar, moral e qytetarë për t’i dhënë shtetit institucione. Ne e kemi të qartë se Dehari si kryesues gjatë kësaj kohe ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit. Dhe ky person, pra Kurti pa pyetur askënd e dorën në zemër pa e pyetur kurrë as Vetëvendosjen ka vazhduar me shkelje brutale  të Kushtetutës dhe rendit kushtutues” ka theksuar mes tjerash deputeti, Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …