Brickos

Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, thotë se Albin Kurti i ka përçarë dhe i ka dëmtuar shumë shqiptarët e Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, në një intervistë për “Albanian Post”, ka theksuar se me 1.2 milion eurot që Qeveria e Kosovës ka ndarë gjatë vitit 2022 për tri komunat e Kosovës Lindore janë blerë votat për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që janë mbajtur më 17 dhjetor të vitit të kaluar, në Serbi. Neve na ka dëmtuar  ndërhyrja e Kurtit në zgjedhje. Na ka humbur besimin të njëri-tjetri. E ka humbur besimin te qytetarët e Kosovës që kanë dërguar taksa për shqiptarët e  kësaj treve. Kurti është përçarës dhe mashtrues i paparë, duhet ta ndalojmë. Kurti e ka dëmtuar idenë e përkrahjes së Kosovës për Kosovën Lindore, meqë  shqiptarët i bojkotuan zgjedhjet, pasi janë diku rreth 60 mijë votues, por vetëm 13 mijë kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për tri komunat  janë shpërndarë kryesisht për persona që janë të afërt me deputetin shqiptar të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinani. Ka pasur hapje të shoqatave edhe pas shpalljes së konkursit. I ka marrë një person për shkrimin e katër vjershave 45 mijë euro, një person tjetër që nuk ku as shoqatë e ka një autolarje, i cili është i lidhur me Liburn Aliun, e ka fituar një projekt prej 30 mijë eurove. Shqipërim Arifi ka akuzuar Këshillin Nacional të Shqiptarëve se i ka ndarë 200 mijë euro Faton Bislimit për lobim në Amerikë pa asnjë kriter. Ndërsa vitin e kaluar, kryetari i Preshevës kishte bërë me dije se Prokuroria Speciale në Kosovë kishte filluar hetimet për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata e Faton Bislimit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …