Gazetari gjerman, Mihael Martens, në një shkrim për gazetën autoritative, “Frankfurter Allgemaine Caitung”, është shprehur kundër propagandës të Serbisë për “spastrim etnik” në Kosovë. Për të gjithë ne kjo propagandë çmontohet menjëherë nga realiteti. Por, fatkeqësisht, propaganda e Serbisë duket qartë se e synon veshin e serbëve në Serbi dhe veshin e ndërkombëtarëve që kosovarët të dënohen edhe më rrastë me ndëshkime, siç ndodhi në muajin qershor. “Në korrik, Aleksandër Vuçiqi foli për ‘tortura dhe persekutime të rënda’, për ‘pogrome’ dhe për ‘spastrim etnik që po e pësonte popullata serbe në shtetin që Serbia nuk e njeh”, ka shkruar ai. Për këto pretendime që përsëriten edhe nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe nga krye-diplomati, Ivica Daçiq, janë “thjesht propagandë”. Aty janë ofruar si fakt edhe raportimi i gjashtë muajve të fundit nga hiç më pak se UNMIK-u. Edhe pse ndoshta, nuk është referenca më e mirë e mundshme. Fatkeqësisht, raporti ka cituar disa raste jo fort të mira për Kosovën, e që përmenden, duke përfshirë edhe injorimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit. Megjithatë, aty janë përmendur edhe të tjera gjëra që në mënyrë të qartë e kontestojnë propagandën e Serbisë.

Michael Martens: Po rriten tensionet në mes të Kosovës e Serbisë me rrezikun e shpërthimit të një konflikti të ri, në rajon

Gazetari i njohur gjerman, Mihael Martens, në një postim të tij  ka shkruar për tensionet  në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rrezikun e shpërthimit të një konflikti të ri në rajon. Ai ka apostrofuar  një shkrim të tij të vitit 2022 kur kishte argumentuar se s’kishte rrezik për një luftë në Ballkan, megjithatë thotë se ky qëndrim që vlente për atë kohë, duhet të rishikohet sepse gjakderdhja në Kosovë mund të ndodh në të vërtetë. Martnes thotë se një nga mësimet që duhet marrë nga lufta në Ukrainë, është se nëse politikanët flasin, duhet të merren seriozisht. Këtu përmend paralajmërimet e Vladmir Putin që tregonin se Rusia do të sulmojë Ukrainën, e ku shumica nuk dëgjuan apo nuk e morën seriozisht Putinin me arsyetimin se “janë vetëm fjalë dhe ai s’do ta shkatërrojë ekonominë e tij.  Njerëzit mund të thonë se Amerika e ka bazën e saj në Bondsteel dhe se Serbia  nuk do të guxojë të ndërhyjë ushtarakisht në Veri të Kosovës, kjo aktualisht   është e vërtetë, por  a  do të   vlente kjo në rast se Donald Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, pyet Martens.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …