Pensionohet puntorja e Institutit të Historisë, Bukurije Kukaj Grajqevci, motër dhe nënë dëshmori

Sot, është pensionuar zonja, Bukurije Kukaj Grajqevci, puntore e Institutit të Historisë që nga viti 1976 në Prishtinë. Organizimi i ceremonisë së pensionimit u realizua nga drejtoresha Teuta Shala pranë Institutit të Historisë “ Ali Hadri”.  Në fjalën e saj, drejtoresha Shala vlerësoi kontributin e zonjës Bukurije për angazhimin dhe punën e saj të përkushtuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Në anën tjetër, zonja Bukurije Kukaj Grajqevci përshëndeti organizatorët për ceremoninë dhe falënderoi drejtoreshën Teuta Shala, familjen dhe të pranishmit për pjesmarrjen. Ajo gjithashtu shprehu falënderimin për vizitën e organizuar me rastin e 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve Burim Grajçevci dhe Fitush Kukaj, që në mënyrë institucionale për herë të parë pas lufte i bënë një vizitë Kompleksit Memorial në Koshare, aty ku pushojnë eshtrat e djalit të saj dëshmorit Burim Grajqevci, dhe vëllait dëshmor Fitush Kukaj.

Në emër të Institutit të Historisë, drejtoresha Teuta Shala i ndau “Mirënjohje” për kontributin e dhënë. Po ashtu dhurata dhe buqeta lulesh iu dhuruan nga familjarët, kolegët dhe të pranishmit në ceremoni.

Kolegu i saj, Fatmir Arifi, shprehu mirënjohjen dhe resektin për punën dhe angazhimin e zonjës Bukurije. Ai tha se kolegia Bukurije do ti mungoj  Institutit të Historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Komuna Skenderaj më shoqatat e UÇK-së organizojnë homazhe 43-vjetorit të rënies së heronjëve Nebih e Tahir Meha

Më rastin 43-vjetorit të rënjës së heronjëve Nebih e Tahir Meha’ Komuna Skenderaj më shoqatat …