Kryetari Ramosaj mbajti takim e parë me qytetarët e Komunës së Deçanit

Në praninë e shumë qytetarëve, përfaqësues të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, drejtorë shkollash, përfaqësues të bizneseve, fermerëve, shoqërisë civile dhe OJQ-ve, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mbajti të martën takimin e parë publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Takimin e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, z. Hajdar Sutaj.

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, paraqiti raportin e punës për këtë periudhë, ku prezantoi, angazhimet e zyrës së Kryetarit, punën e të gjitha drejtorive komunale, projektet e realizuara dhe ato në zhvillim, prioritetet dhe synimet për pjesën e mbetur të vitit.

Ai ka diskutuar për sfidat që i preokupojnë qytetarët, për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe ka pranuar sugjerime e propozime me rëndësi të përgjithshme.

Kryetari Ramosaj i siguroj qytetarët se komuna dhe ekzekutivi do të jenë pranë tyre deri në realizimin e të gjitha projekteve të premtuara.

Me bashkëpunim dhe përkushtim të ndërsjellë, do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e mëtejshëm të komunës sonë, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që Deçani i ka ka thënë kryetari Ramosaj duke i falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin e treguar në këtë proces të rëndësishëm të bashkëqeverisjes.

Takimi ishte një mundësi e drejtpërdrejtë për komunikim, ku qytetarët parashtruan pyetje dhe shqetësime, të cilave iu dha përgjigje kryetari Ramosaj dhe ekzekutivi.

Kontrolloni gjithashtu

OSBE promovon Deklaratën kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në nivel lokal

Pas Konferencës së suksesshme që rezultoi me miratimin e Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në …