Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor përkujtuan 1 Majin e vitit 1990

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëpunëtor dhe shumë qytetarë në 31 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit të “Verrat e Llukës”, përkujtuan 1 Majin e vitit 1990! Tubimi më i madh i tillë në historinë tonë, ku qindra mijëra pjesëmarrës, u bënë dëshmitarë të bashkimit të shqiptarëve. Përgjithmonë mirënjohës kontributit të lëvizjeve kombëtare për liri e bashkim. Përgjithmonë mirënjohës atyre që dhanë jetën për idealet kombëtare! Ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …