Kryetari Ramosaj pajton dy familje në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti ne zyrën e tij dy familje te cilat ishin në hasmëri, dhe te cilat vendosin te pajtohen. Ramosaj falënderon familjet qe vendosen ti japin fund hasmërisë.

Ja edhe postimi i kryetarit Ramosaj ne facebook:

Sot në zyre kam pritur dy familje, familjen Lataj dhe Krasniqi. Të cilët na nderuan duke i dhënë fund konfliktit i cili ndodhi ditë më parë në Deçan. Në veçanti falënderoj familjen Lataj e cila i shtriu dorën e pajtimit familjes Krasniqi.

Qofshi të nderuar gjithmonë.

Uroj që mes familjeve shqiptare të mos ketë më asnjëherë ngatërresa!

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …