Kosova në ciklin e krizave politike, BE paralajmëron se pa institucione s’ka avancim

Bllokada e institucioneve në Kosovë po rrezikon të ngadalësojë edhe më tej procesin e integrimit evropian, në një moment kur vendi kishte mundësi të rikuperonte dëmet nga vitet e fundit. Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e saj në Kosovë, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit politike dhe mungesën e institucioneve funksionale. Sipas gazetarit për çështjet evropiane, Augustin Palokaj, vazhdimi i krizës mund të ketë pasoja konkrete për Kosovën, përfshirë rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së dhe projekte të tjera financiare. Palokaj paralajmëron gjithashtu se situata aktuale mund të pengojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshilli i Evropës dhe ta bëjë edhe më të pasigurt shqyrtimin e aplikimit të saj për anëtarësim në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …