Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, pas Strellcit, të premtën kanë përcjellur nga afër fillimin me intensitet të punimeve edhe në fshatin Kodrali, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.
Derisa po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës, ne mbesim të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund secilit zotim tonin, që çdo lagje e fshat i Deçanit të përfitojë nga këto investime, ka thënë para banorëve të fshatit Kodrali, kryetari i komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj.