Kryetari Ramosaj premton bashkëpunim dhe përkrahjen financiare kompanisë regjionale të ujitjes ,,Drini i Bardhe’’ në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e urbanizmit Ramë Melaj dhe Shefin e drejtorisë së Bujqësisë Bajrm Çeku,  kanë pritur në takim Bedri Haxhijaj ushtrues i detyrës i kompanisë regjionale të ujitjes ,,Drini i Bardhe’’ në Pejë, bashkë me Mujë Kelmendi inxhinier i hidroteknikes. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më kërkesën për bashkëpunim mes komunës së Deçanit dhe kompanisë ,,Drini i Bardhe’’ që investimet në komunën e Deçanit të bashkërenditen sipas prioriteteve dhe nevojave të fermerëve. Projektet e ardhshme në infrastrukturën e kanaleve të ujitjes të jenë të harmonizuara së bashku për ujitjen e tokave bujqësore po ashtu kompania kërkoi ndihmë  buxhetore për pastrimin sezonal të kanaleve të ujitjes. Kjo krekës e dorëzuar nga kompania do të mbështetet nga komuna e Deçanit pasi që është në të mirën e të gjithë fermerëve të komunë së Deçanit për ujitjen e tokave bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …