Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, zhvilluan një takim pune me Komisionin Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore.
Gjatë takimit u diskutuan pasojat e reshjeve të fundit dhe vërshimeve në disa zona të komunës, si dhe masat emergjente të ndërmarra nga institucionet komunale. U theksua nevoja për mbështetje nga institucionet qendrore, me qëllim kompensimin e familjeve dhe bizneseve të prekura.
Komisioni Qeveritar shprehu gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të vlerësimit të dëmeve.