Komuna e Deçanit nderon me mirënjohje z. Malë Dautaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nderuar me mirënjohje z. Malë Dautaj.

Në postimin e tij kryetari Ramosaj ka shkruar:

“Me nderim dhe mirënjohje të veçantë, ndamë mirënjohje për bashkëvendasin tonë, z. Malë Dautaj, i cili me profesionalizëm dhe humanizëm të jashtëzakonshëm reagoi në një situatë emergjente gjatë një fluturimi ajror, duke shpëtuar jetën e një personi.

Me këtë veprim fisnik, ai dëshmoi në mënyrën më të mirë vlerat e etikës dhe përgjegjësisë që e shoqërojnë misionin e mjekut kudo dhe në çdo moment,” thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …