Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka prit në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori. Kryetari Ramosaj e njoftoi Ambasadorin Mitsunori, lidhur më zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet të cilat janë realizuar, prioritete e komunës drejt Zhvillimit Ekonomik, bujqësisë, turizëm si dhe pengesat në realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhen direk me zhvillimin e qytetit të Deçanit. Për Ambasadorin Mitsunori kjo ishte vizita e parë zyrtare që zhvillon në njërën ndër komunat e Kosovës, pas hapjes edhe zyrtarisht të zyrës së Ambasadës Japoneze ne Kosovë. Ai tha se Zhvillimi Ekonomik, bujqësia e turizmi, ndikojnë direkt në rritjen e nivelit të punësimit në vend, andaj pengesat në këtë fushë duhet të analizohen mirë dhe të tejkalohen. Krejt në fund kryetari Ramosaj duke shprehur optimizmin e tij se të gjitha pengesat rreth Zhvillimit të Komunës së Deçanit do të tejkalohen tha se: Nuk po kërkoi asgjë më shumë vetëm të jetojmë të gjithë në harmoni dhe paqe në ketë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …