Kryetari Ramosaj falënderoi të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e të hollave për shërimin e Adisa Cacaj

Kryetari Ramosaj falënderoi të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e të hollave për shërimin e Adisa Cacaj e cila ditë më parë është diagnostifikuar me Leokemi Akute. Me këtë rast Raosaj tha se: Në emrin tim dhe të familjes Cacaj, ju falënderojmë shumë secilin prej jush për kontributin tuaj në ndihmë të Adisës, ju njoftoj që shuma financiare për shërimin e saj, tashmë është arritur. Adisës i uroj shërim sa më të shpejtë dhe gjithë të mirat!

Të gjitha ekipeve që punuan në këtë aksion, falënderim dhe mirënjohje pafund! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …