leoni

Kryetari Ramosaj priti në takim Gjeneralin Salvatore Cuoci

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtor ka pritur në takim Gjeneralin e KFOR-it Salvatore Cuoci më bashkëpunëtor. Ndonëse ishte takim njohës mes kryetarit Ramosaj dhe Gjeneralit Salvatore Cuoci , ai e njoftoi për zhvillimet në komunën e Deçanit, prioritetet që ka komuna në zhvillimin e turizmit dhe në sektorin e bujqësisë pa lënë anësh edhe sektorë tjera si arsimin, kulturën, infrastrukturën rrugore etj. Duke mos harruar të përmend edhe bashkëpunimin e ngushtë mes KFOR-it dhe Komunës së Deçanit në realizimin e disa projekte të përbashkëta në të mirë të qytetareve të komunës së Deçanit. Edhe gjenerali i KFOR-it Salvatore Cuoci, duke e falënderuar kryetarin Ramosaj, për kohën tha se, gjatë misionit në Kosovë moto e punës është besimi dhe përkushtimin. Unë u jam mirënjohës për bashkëpunimin e mirë mes institucionit komunal dhe KFOR-it këtu kam edhe bashkëpunëtoret e mijë të cilët janë më afër jush në detyrat e tyre që bashkë të realizojmë projekte të përbashkëta u shpreh komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …