Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj priti sot në takim, përfaqësuesit e Organizatës The HALO Trust, në një takim miqësor, për të shprehur mirënjohjen të sinqertë për kontributin e çmueshëm në krijimin e ambientit të sigurt në shtetin e Kosovës, e me theks të veçantë për punën që është bërë në këtë drejtim, në Komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj shpreh falënderimin për z. Michael Montafi, z. Agron Boshtraj, znj. Laura Gonzales, znj. Elsa Dema dhe z. Hasan Luma, që ishin sot në këtë vizitë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
