Në komunën e Skenderajt është përuruar objekti i ri për ndërmarrjet Eko Natyra dhe Uniteti

Është përuruar sot objekti i ri i ndërtuar për dy ndërmarrjet publike Eko Natyra dhe Uniteti, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, zyrtarë të ndërmarrjeve dhe mysafirë tjerë të ftuar. Kryetari Nura, në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka thënë se është i lumtur që po u krijohen kushtet punëtorëve të ndërmarrjeve publike, me ndërtimin e këtij objekti, i cili ishte premtim i Qeverisjes Nura. Me finalizimin e ndërtimit të objektit po përmbushet një borxh ndaj punëtorëve që kujdesen çdo ditë për ambientin e pastërtinë, ndërsa kushtet që ofron ndërtesa janë bashkëkohore.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …