Kryetari Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e organizatës The HALO Trust

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj  priti sot në takim, përfaqësuesit e Organizatës The HALO Trust, në një takim miqësor, për të shprehur mirënjohjen të sinqertë për kontributin e çmueshëm në krijimin e ambientit të sigurt në shtetin e Kosovës, e me theks të veçantë për punën që është bërë në këtë drejtim, në Komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj shpreh falënderimin për z. Michael Montafi, z. Agron Boshtraj, znj. Laura Gonzales, znj. Elsa Dema dhe z. Hasan Luma, që ishin sot në këtë vizitë!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi kujton 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 27 Prillin – Ditën e të …