Kryetari Ramosaj priti në takim Zëvendëskomandantin e Misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralin e Brigadës Cahit Irican

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, priten në takim Zëvendëskomandantin e Misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralin e Brigadës Cahit Irican.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në komunën tonë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it, si dhe për rolin e rëndësishëm që ky mision ka në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Vlerësoj lart përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave të KFOR-it, të cilët tash e sa vite janë mbështetje e rëndësishme për qytetarët dhe institucionet tona.

Ky bashkëpunim i ngushtë është garanci për siguri dhe qetësi për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …