Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar punëtorët e arsimit të Komunës së Deçanit.
“Sot patëm kënaqësinë të jemi bashkë në një takim madhështor me punëtorët e arsimit të Komunës së Deçanit, ku arsimtarë, drejtues institucionesh, donatorë, prindër e bashkëpunëtorë, ndanë me ne këtë moment të veçantë.
Me zemër plot mirënjohje, i falënderojmë të gjithë për punën e palodhshme, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin e tyre të çmuar në rrugëtimin arsimor të fëmijëve tanë.
Sot, nderuam ata që çdo ditë na nderojnë me punën e tyre” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Bashkim Ramosaj.