Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar të hënën Ndërmmarjen Publike Lokale (NPL) Hixhiena në Deçan.
Kryetari Ramosaj në postimin e tij në facebook ka shkruar se ka bashkëbiseduar me stafin udhëheqës të NPL “Higjiena” dhe punëtorët e përkushtuar të ndërmarrjes, të cilët me punën e tyre të përditshme bëjnë të mundur që qyteti ynë të jetë më i pastër dhe më i bukur se kurrë.
Ai ka premtuar se është pranë tyre në çdo hap, dhe di t’i mbështetë në përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme dhe do punoj çdo ditë për të ju përmirësuar kushtet e punës.
Ramosaj në fund i ka falënderuar ata me sinqeritetin më të madh për punën e palodhur dhe angazhimin e tyre shembullor!