Kryetari Sami Lushtaku, ka nënshkruar marrëveshjen me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës me qëllim të rritjes së mbështetjes për fermerët

Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku, ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë mbi 100 mijë euro me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), me qëllim të rritjes së mbështetjes për fermerët nga kjo komunë.

Kjo marrëveshje synon fuqizimin e sektorëve kyç të bujqësisë:

blegtorisë,

pemëve të imta,

perimeve.

Kryetari Sami Lushtaku është shprehur se përmes kësaj përkrahjeje, fermerët do të kenë më shumë mundësi për zhvillim, rritje të prodhimit dhe përmirësim të kushteve të punës në fermat e tyre.

Ai gjithashtu premtoj se mbështetja për bujqësinë do të vazhdojë edhe me projekte dhe investime të tjera konkrete si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Punëtoria për hartimin e planit të Punës për Kuvendin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026

Sot, u mbajt punëtoria “Hartimi i planit të punës për kuvendin e komunës së Rahovecit, …