Kryetari Sami Lushtaku nderohet nga invalidët e luftës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Skenderaj. Ai  ka falënderuar invalidët e luftës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Përfaqësuesit e invalidëve të luftës në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe për kontributin në ndihmë invalidëve Lushtakut i kanë ndarë një  “Mirënjohje”. Kryetari Lushtaku edhe kësaj radhe ka shprehur respektin e tij maksimal për ish-prestarët e UÇK-së që lirisë së Kosovës i dhanë gjymtyrët e trupit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj: Pezullohet përkohësisht transporti publik urban i udhëtarëve në linjat A, A1, B dhe C, për një periudhë të pacaktuar.

Bazuar në Vendimin nr. 01/18-26 të Kabinetit të Kryetarit, Agim Aliu të datës 22.01.2026, Drejtoria …