Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, sot ka pritur në takim Kolonel Andrea Bertazzo – Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-W).
Kolonel Bertazzo ka uruar qeverisjen e re në Komunën e Junikut dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim lidhur me situatën Covid-19. Njëkohësisht, Kryetari Shehu ka falënderuar Kolonel Bertazzo për përkrahjen e tyre pa rezervë si dhe ka konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë për të mirën e të gjithë junikasve pa dallim.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
