Kryetari Smajl Latifi ka nderuar me mirënjohje “Medalja e Lirisë”, z. Ali Ahmeti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të 35 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, ka nderuar me mirënjohje “Medalja e Lirisë”, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti për kontributin e vazhdueshëm atdhetar në të gjitha etapat e historisë më të re kombëtare, për angazhimet e përhershme në funksion të afirmimit kombëtar e ndërkombëtar të qështjes shqiptare dhe për mbrojtjen e vlerave historike të shqipatarëve në trojet e veta.

Në një postim në facebook, kryetari Ahmeti ka thënë se ndjehet i nderuar që Kryetari i Rahovecit z.Smajl Latifi, e ka nderuar me Medaljen e Lirisë dhe Mirënjohje të Komunës së Rahovecit, me rastin e shënimit  të 35 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi.

Faleminderit Kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi, për këtë vlerësim, i cili është një inkurajim për të vazhduar rrugën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe historike.

Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë solemne, Medalja e Lirisë dhe Mirënjohja që ishte dedikuar për mua, iu dorëzua Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së, nënës së tre ushtarëve të Zonës Operative të Karadakut, e cila gjatë luftës çdoherë na priti duke na dhënë bukë e ujë, duke na siguruar strehim dhe fjetje, pastrim të rrobeve dhe mirëmbajtje e deponim të armatimit, bashkë me mbi 300 luftëtarëve të lirisë, ushtar të UÇK-së!

Lavdi për dëshmorët dhe respekt për çdo nënë e babë që dha fëmijët për lirinë e atdheut! Ka shkruar në llogarinë e tij facebook, kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …